E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Statusi i arritshëm në dhjetor. Basha: Zbardhje të krimit zgjedhor

basha-sequi-takimTiranë- Kreu i Partisë Demokratike e ka nisur detyrën e re më një takim me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, ku është diskutuar për situatën paszgjedhore në vend. Në një deklaratë për mediat ambasdori ka bërë thirrje për të çertifikuar zgjedhjet dhe për një tranzicion te qetë të pushtetit.

Sipas ambasadorit procesi zgjedhor duhet të mbyllet brenda standardeve kohore, pasi sipas tij nuk ka mbetur dhe shumë kohë nga miratimi i progresraportit nga KE-ja, për dhënien ose jo të statusit kandidat.

Erdha për të uruar zotin Basha në krye të PD-së. Zoti Basha ju paraqiti kënvështrimin e PD-së, ndërsa unë të Bashkimit Evropian. Në mënyrë që të ketë progress drejt BE-së duhet të ketë parti të drejta. Një qeveri të fortë dhe të formuluar mire, një qeveri evrpiane dhe një opozitë të fortë moderne, të themeluar mirë. Unë jam i bundur për rolin e opozitës në një sistem demokratik dhe në Evropë gjithësecili është i bindur për rolin që ka opozita. Në emrin tonë që shprehemi nga Tirana apo të kolefëve të tjerë, vlerëojmë rëndësinë e përfundimit normatl të procesit dhe kalim normal të kompetencave. Kjo është e rëndësishme në rrugën e drejt ëBE-së. Kjo është me rëndësi dhe në kuadër të marjes së statusit kandidat. Siç e kam thënë më parë statusi është i arritshëm brenda dhjetorit. Kjo është diçka që është përsëritur dja nga Brukseli dhe presidenca lituaneze tha të njëtën gjë. Por e rëndësishme është që të ekzitojnë përpjekje të përbashkëta mes aktorëve politikë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë në këtë process,- tha ai.

Ndërkohë kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akzuuar të majtën për vjedhje në zgjedhjet e 23 qershorit. Duke bërë thirrje për më shumë transparencë, ai ka premtuar një opozitë të fortë e cila do të punojë për të zbardhur ato që ai i cilësoi krime zgjedhore.

Është konsumuar një krim elektoral, 1200 vota në Lezhë, 700 vota në Shkodër, pretendimi se nuk na lejohet të shohim krimin elektoral, nën presionin politik nga një Kolegj që duket se është nën trysni nuk i shërben zhvillimeve të ardhshme. Procesi kishte dy palë e në këtë kuadër ngrita problemet e evidentuara pas procesin në Lezhë, Shkodër e të tjera zona, ku transparenca e ardhur pas indicieve për parregullsi tregoi se në to ka ngritur përdorimi i elementëve kriminale për të dëmtuar votën, i rrezikshëm e i papranueshëm për perspektivën evropiane të vendit, diskretiton besimin e qytetarit te vota e lirë, duhet të kemi transparencë të plotë të asaj që ka ndodhur dhe cdo përpjekje për ta ndalur mes presioneve edhe fizike ndaj përfaqësuesve është e dënueshme dhe është tregues se përdorimi i elementëve kriminale ishte e organizuar dhe palët duhet të marrin përgjegjësi para qytetarëve dhe ligjit. Jo të shtyhet për në kalendat greke e as të fshihet”,- tha Basha.

Basha e ka cilësuar me shumë rëndësi marrjen e statusit kandidat, duke thënë se dhe PD-ja do të bëjë përpjekjet e saj në mënyrë që ai të arrihet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›