E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha thirrje krerëve të minibashkive: Mos toleroni asnjë ndërtim pa leje

luliTiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, ka deklaruar se do të ketë zero tolerancë ndaj ndërtimeve pa leje, edhe pse të tilla deklarata ka pasur dhe më parë, ndërsa ndërtimet vijojnë të ngrihen.

Në një takim me krerët e 11 Njësive Bashkiake të Tiranës, Basha u shpreh se për të gjitha ndërtimet që ngrihen pa miratimin e bashkisë, nuk do të ketë asnjë proces legalizimi.

Është detyra juaj e parë të veproni në mënyrë energjike për të identifikuar çdo proces shkelje ligji që fillon apo vazhdon me ndërtimet pa leje. Që nga marrja e masave administrative siç janë gjobat e deri tek prishja e këtyre objekteve. Nuk do të ketë asnjë lloj procesi legalizimi për këto ndërtime dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë qytetarët,- deklaroi Basha.

Por pavarësisht deklaratës së kreut të Bashkisë, sot Gazeta IDEA ka publikuar pamjet e njëndërtese pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, e cila është prishur plot tre herë dhe është ndërtuar sërish, ku edhe sot aty vijon puna.

Pas denoncimeve të medias për ngritjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, Policia Bashkiake ndërmori disa aksione, të cilët ishin vetëm në shumë pak subjekte ndërsa në të gjithë Tiranën, sidomos në zonat periferike ndërtimet vijojnë pas asnjë farë problemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›