E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Holandës, Serbia në BE pa privilegje

Qeveria e Holandës, pret mendimin e Komisionit Evropian, mbi anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Kështu deklarohet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Holandës, në të cilin përshëndetet arrestimin e të kërkuarit për krime lufte, Goran Haxhiç.

“ Holanda do ta trajtojë Serbinë, të njëjtë si çdo shtet tjetër që dëshiron të hyjë në BE. Kjo nënkupton se ajo duhet t`i përmbush kriteret, në fushat si qeverisja e mirë, ekonomia dhe demokracia”, thuhet më tej në njoftim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›