E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi-Wollfarth: Palët të zgjidhin me dialog mosmarrëveshjet

24-11-2012 / Gazeta 55

Ambasadorët e BE dhe OSBE apelojnë për miratimin e ligjeve të statusit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth deklaruan sot nga qyteti i Fierit se palët politike duhet të shuajnë mosmarrëveshjet përmes dialogut. Ambasadori Sequi vuri theksin te rëndësia e përmbushjes së detyrave të integrimit në mënyrë që BE të konstatojë progres në 12 pikat e paketës së rekomandimeve të statusit. Ndërsa, Eugen Wollfarth theksoi se OSBE është për shtetin e së drejtës, respektimin dhe zbatimin e drejtësisë. Duke u ndalur në çështjen e qarkut të Fierit, e shumë-diskutuar dhe shndërruar në akuza mes palëve politike, ambasadori ka theksuar se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet mes palëve.
“Është një debat që bëhet më shumë për shtetin e së drejtës. Ne sigurisht i ndjekim nga afër debatet këtu në Shqipëri, është diçka e brendshme që duhet zgjidhur brenda palëve, sigurisht që duhet gjetur një zgjidhje në favor të qarkut të Fierit, por mesa kuptoj dhe në favor të gjithë vendit”- u shpreh Wollfarth.
Këto komente ambasadorët Sequi dhe Wollfarth i bënë nga qyteti i Fierit, ku morën pjesë në inaugurimin e objektit “Europa Plazza”, një vepër artistike ku mëshirohen mesazhet historike dhe vizioni për të ardhmen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›