E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Zgjedhjet, një mundësi për të treguar maturi

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në Tiranë.

Në një prononcim për mediat ambasadori Sequi ka deklaruar se zgjedhjet vendore janë një mundësi për të treguar maturi dhe pjekuri demokratike.
 

“Kam arritur të vëzhgoj disa qëndra votimi. Kam parë një numër të madh votuesish. Dua të shoh me sytë e mi një proces shumë të rëndësishëm për Shqipërinë theksoi Sequi.
 

Më tej ambasadori i BE-së ka deklaruar se mendimin e tij do ta japë pas përfundimit të procesit zgjedhor
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›