Topalli: Sot të jetë ditë feste për të gjithë shqiptarët
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka votuar sot rreth orës 10.00 në qendrën numër 306, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në qytetin e Shkodrës.
Në një prononcim për mediat pas votimit kryetarja e kuvendit u shpreh se dita e sotme është një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi kjo është dita e tyre.
“Këto do të jenë zgjedhjet më të mira , ku qytetarët, kudo, në çdo cep të Shqipërisë, do të votojnë me qytetari , të lirë, si qytetarë evropianë”, theksoi Topalli.
“Unë jam e sigurt se këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të mira, ku qytetarët, kudo, jo vetëm në Shkodër, por në çdo cep të Shqipërisë, do të votojnë me qytetari , do të votojnë si evropianë theksoi më tej kryeparlamentarja Topalli.
Më tej Topalli theksoi se sot qytetarët kanë ditën e tyre për të vendosur për atë, që do të jetë kryetari i tyre i bashkisë më i miri, ai që mendon për qytetin dhe për qytetarët.