E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ publikon të dhënat për pjesëmarrje deri në orën 10:30

Komisioni qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 10:30. Kështu sipas KQZ në bashkinë e Beratit pjesëmarrja e votuesve kap shifrën e 9.81 përqind, në bashkinë e Elbasanit 12.3 përqind, në Sarandë pjesëmarrja kap shifrën 7.1 përqind.
Gjithashtu KQZ-ja ka publikuar të dhënat edhe bashkinë e Tiranës ku pjesëmarrja e votuesve është 8.2 përqind, në bashkinë e Durrësit 7.3 %, bashkia Librazhd 17.5 përqind, bashkia Kamëz 10.5 përqind, bashkia e Fierit 9.1 përqind, bashkia Krujë 19.1 %, bashkia Gramsh 21.4 përqind, bashkia Peqin 17.1 përqind, bashkia Kuçovë 8.1 përqind dhe bashkia e Bulqizës ka një pjesëmarrje prej 15.7 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›