E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, nën kontroll të gjitha materialet zgjedhore

Policia e shtetit deklaroi se në orën 18.00 të ditës së shtunë ka marrë në mbrojtje qëndrat e votimit deri në momentin e mbylljes së procesit ditën e dielë. Në një komunikatë për shtyp, policia e shtetit ka garantuar për sigurinë e materialeve zgjedhore për mbrëmjen e 8 majit gjatë transportimit të tyre për në KZAZ-të përkatëse.

Policia gjithashtu konfirmoi edhe gatishmërinë e plotë të saj për ecurinë normale të procesit duke shmangur të gjithë incidentet zgjedhore.
 

Ndërkohë që edhe të gjitha qëndrat e numërimit të votave do të vëzhgohen dhe monitorohen nga policia në mënyrë të pandërprerë për të siguruar që gjithcka të përfundojë normalisht dhe zgjedhjet të kryhen me standarte.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›