Fier, pezullohet përkohësisht shpëndarja e bazës materiale

Nisin problemet me shpërndarjen e bazës materiale për ditën e dielë 8 maj, ku do të votohet për zgjedhjet vendore. Në qytetin e Fierit, është shënuar incidenti i parë lidhur me shpërndarjen e infrastrukturës zgjedhore për komisionerët e administrimit të zgjedhjeve.
Astrit Muho, kreu i KZAZ-së nr 18 në qytetin e Fierit njofton se është pezulluar procesi i ndarjes së bazës materiale nga komisionerët e forcës tjetër politike.
Mësohet se ky vendim i z.Muho ka ardhur pasi komisionerët e të dyja grupeve politike kanë hyrë në mënyrë të paorganizuar dhe shumë të çrregullt në KZAZ duke mos lejuar funksionimin normal të marrjes së infrastrukturës zgjedhore. Menjëherë ka ndërhyrë policia e cila ka qetësuar situatën dhe ka rinisur puna.