E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi takim me Topin: Zgjedhjet jetike për integrimin

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 8 majit janë të rëndësishme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një takim me presidentin Bamir Topi për situatën në vend në prag të zgjedhjeve lokale, ambasadori Sequi ka deklaruar se zgjedhjet janë me rëndësi jetike për ecurinë integruese evropiane të vendit.
 

Nga ana e tij presidenti Topi theksoi nevojën e zhvillimit të një fushate sa më të qetë e të civilizuar si dhe mbajtjen me sukses të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe sipas standardeve demokratike.
 

Gjithashtu ai e informoi Kreun e Shtetit shqiptar për vizitën e ardhshme në Tiranë më 21 maj 2011 të Presidentit të Komisionit Evropian, Manuel Barrozo, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar i nivelit të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›