Vetëvendosje garon në 28 komuna, me 881 kandidatë
PRISHTINE-Lëvizja Vetëvendosje bëri sot prezantimin e 881 kandidatëve të saj për kuvende komunale, si dhe të 28 kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Kreu i VV-së, Albin Kurti tha se përgjatë tetë vjetëve kjo lëvizje përgjithësisht është rritur për dy arsye kryesore: koncepti i drejtë i Lëvizjes dhe puna e palodhshme e aktivistëve të saj. “Rritja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është e dyfishtë. Jemi rritur në numra të anëtarëve dhe përkrahësve, pra jemi rritur si organizatë. Dhe, jemi rritur politikisht e intelektualisht, duke e avancuar Manifestin në Program Politik dhe tash së fundi edhe në Alternativë Qeverisëse”, tha Kurti.
Në vijim ai tha se Kosova e shpallur si shtet multietnik, në vend të integritetit territorial po federalizohet në territore etnike, edhe komuna si nocion është e gjymtuar.
“Nuk është e rastësishme që entiteti i Serbisë në Kosovë po quhet Asociacion a Bashkësi e komunave me shumicë serbe. Në vend se të kemi bashkësi të qytetarëve brenda komunave, po sajohet Bashkësia e komunave që i ndan njerëzit mbi baza etnike dhe privilegjon njërën përkatësi. Ashtu qysh Republika e Dytë e Kosovës që u shpall me 17 shkurt të vitit 2008 doli të jetë Republikë e pakicës dhe jo Republikë e shumicës, njësoj, komuna aktuale në Kosovë është komunë e pakicës. Në pakicën e privilegjuar të Republikës së Dytë bëjnë pjesë kriminelët serbë nga veriu, qeveritarët e korruptuar në Prishtinë dhe burokratët ndërkombëtarë. Në pakicën e privilegjuar të komunës bëjnë pjesë kryetari me farefis, miqtë biznesmenë të partisë së tij dhe ndërtuesit ilegalë”, theksoi Kurti.
Ai premtoi se me qeverisjen e VVV-së nëpër komuna nuk do të ketë garë shkatërruese midis komunave, por bashkëpunim të tyre. “Me fitoren tonë në zgjedhjet lokale i hapet rruga fitores sonë në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat më së largu mbahen në vitin e ardhshëm. Kështu, ndërrimi i pushtetit qendror do të nisë prej poshtë lart, ashtu siç e ka kahjen vetë demokracia”.
(d.b/BalkanWeb)