E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi vlereson femrat gazetare

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi ka vlerësuar rolin e gruas në shoqërine shqiptare dhe është ndalur tek respektimi i të drejtave të tyre, si një nga prioritetet e Bashkimit Europian.

Zoti Sequi ka vendosur ta nise kete dite me nje grup gazetaresh, ku eshte ndalur jo vetem tek veshtiresia e punes se gazetareve femra, por edhe tek pergjegjesia profesionale qe ato kane per trajtimin e ceshtjeve te ndryshme qe lidhen me rolin e femrave ne shoqeri.

“Të jesh gazetare në Shqipëri është shumë e vështirë. Është e rëndësishme të nisim ditën me gra që kontribuojnë për vlera. Është me rëndësi që ju të bëni tranformimin i cili 8 MarsiTopi-Wollfarth: Më shumë shanse grave në Kodin e ri 8 Marsi, kremtime në vend përbën integrimin” iu është drejtuar Sequi përfaqësueseve të mediave.
 
Ai gjithashtu ka propozuar që në raportin e Bashkimit Europian të shtohet një kapitull për rolin e gruas në media.

OKB, mesazh qeverive për barazi gjinore

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave edhe Kombet e Bashkuara kanë dhënë mesazhin e tyre për qeveritë.
Në një mesazh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon thuhet se edhe në vendet me statistikat më të mira ekzistojnë akoma pabarazi në pagesën midis burrave dhe grave për të njëjtën punë, dhe vërehet nënpërfaqësim i vazhdueshëm i grave në politikë dhe vendimmarrje.

"Nxis Qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat që të angazhohen për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave – si një e drejtë themelore e njeriut dhe si një forcë për të mirën e të gjithëve. Energjia, talenti dhe forca e grave dhe vajzave përfaqëson burimin natyror më të çmuar dhe më të pashfrytëzuar të natyrës njerëzore",  përfundon mesazhi i sekretarit të përgjithshem të OKB-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›