E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore grabitje e armatosur ne nje banke

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në qytetin e Vlorës paraditen e sotme. Nga burimet mësohet se tre persona të armatosur kanë hyrë në filialin e një banke që ndodhet në zonën e Skelës dhe kanë detyruar punonjësit e bankës nën kërcënimin e armëve, që t’u jepnin paratë.

Nga të dhënat e para mësohet se në përleshje me grabitësit është përfshirë edhe punonjësi i sigurisë së bankës, i cili ka mbetur i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grabitësit janë larguar me shumën e parave, për sasinë e të cilave nuk ka të dhëna të sakta, policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët.

Grabitje të tilla në mes të ditës janë kthyer në një fenomen shqetësuse për qytetin e Vlorës, duke qenë se vitin e shkuar janë regjistruar disa raste të vjedhjes me dhunë të bankave në këtë qytet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›