“Gruaja shqiptare në 100 vjet Pavarësi”, koncert festiv për 8 marsin

Me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve një koncert festiv me temë “Gruaja shqiptare në 100 vjet Pavarësi”.
Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi figurën e gruas në këto 100 vjet pavarësi të vendit. “Sot është 8 marsi, është dita jonë. Kjo ditë është më e veçanta sepse në 100- vjetorin e flamurit kujtojmë me krenari ikonat e trimërisëë nga Teuta dhe Arrgjiroja tek Nënë Tereza. Në këtë jubile ne jetojmë ditë më të mira, jetojmë ditë e lirisë së kombit. Në emrin tuaj dua të shpreh mirënjohjen për gruan shqiptare, për sakrificën e tyre për bukurinë e shpirtit të tyre” ka theksuar Topalli.
Kryetarja e Kuvendit Topalli ka theksuar gjithashtu është përgjegjësi inkurajimi i tyre për të ardhmen ndërsa ka shtuar se bashkë me gjysmën tjetër janë gratë ato që ndërtojnë të ardhmen.
“Për ne gratë shqiptare kjo ditë e këtij viti është edhe më e veçanta, në 100 vjetorin e flamurit kujtojmë me krenari ikonat e historisë. Nderojmë ato gra që nuk ua dimë emrat, që ruajtjen gjuhën shqipe, ato që lindën Ismail Qemalin e Hasan Prishtinën. Nderim i vecantë për gratë në Kosovë, jemi krenare për trashëgiminë që na kanë përcjellë në shekuj, jetojmë ditët e lirisë së Kombit, në emër të Kuvendit mirënjohje për gruan shqiptare” theksoi Topalli.
Ajo ka përgëzuar çdo grua shqiptare për gjithçka që kanë bërë, ka falënderuar mësueset, mjeket, gratë biznesmene, akademike, në media, në art e kulturë për çdo arritje. “Mendimi më shkon te çdo grua shtëpiake që i është dedikuar familjes, admirim për ato që rrisin të vetme fëmijët e tyre se janë nëna heroina. Nëna ime më përsëriti një këshillë para se të vija këtu; të mos u thoja fjalë të bukura, por fjalë shpirti, po e ndjek me besnikëri se kam besuar se nëna ka gjithmonë të drejtë” shtoi më tej ajo.