E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga zjarri Pedriatria e QSUT-së, evakuime. Ska të lënduar

zjarri-qsutTiranë- Reparti i Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT në Tiranë është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se zjarri ka rënë në mesditën e sotme në bodrumin e spitalit, duke shkaktuar edhe panik për disa minuta tek njerëzit që ndodheshin brenda tij.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se zjarrëfikësit kanë evakuuar pacientët dhe personelin e spitalit.

Mësohet se zjarri është nën kontroll nga dy makina zjarrëfikëse, e se nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, teksa pacientët qëndrojnë në oborrin e spitalit deri sa gazrat e dëmshëm të largohen nga godina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›