E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon ambasadorin Ye Hao: Do bashkëpunojmë ngushtë me Kinën

TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Ye Hao.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e LSI-së, Ambasadori Ye Hao i shprehu Metës urimet më të sinqerta për rezultatin e arritur pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe e garantoi atë për intensifikimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e tregtare mes Kinës dhe Shqipërisë.

Nga ana e tij, Meta, duke vlerësuar modelin e reformave ekonomike të ndërmarra nga Kina, u shpreh se Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me Kinën, si një vend mik dhe shumë i fuqishëm për t’u mbështetur në të ardhmen.

Në përfundim Meta dhe Ambasadori Ye Hao ndanë bindjen se me krijimin e qeverisë së re, duhet të fillojë menjëherë puna për vendosjen e objektivave konkrete të përbashkëta në planin e bashkëpunimit ekonomik për 4 vitet e ardhshme.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›