Serbë bëhen, borxh nuk paguajnë

Ata që më së paku paguajnë faturat për ngrohje të Termokosit, janë serbët. Shumica e tyre jetojnë në lagjen Dardania në Prishtinë. Emrat si Dragolub, Nebojsha dhe Mirosllav janë borxhlinjtë më të mëdhenjtë të kësaj kompanie publike. Por, këta janë vetëm emra. Prapa tyre fshihen familje shqiptare. Ata tashmë i kanë blerë banesat e serbëve, por asnjëherë nuk e kanë përkthyer në emër dhe mbiemër të tyre. Kjo bëhet për një arsye të vetme - që t’i iket shlyerjes së borxheve të Termokosit dhe ndërmarrjeve të tjera publike. E, borxhet që këta emra fiktivë kanë, tash sa ditë gjenden të ekspozuara në të gjitha hyrjet e ndërtesave kolektive.
Sipas zëdhënëses së Termokosit, Zana Efendia, emrat e varur në letra në hyrje të ndërtesave, do të mbesin derisa qytetarët nuk i shlyejnë borxhet ndaj kësaj kompanie. Ajo tregon se disa herë është kërkuar nga qytetarët që t’i shlyejnë borxhet ndaj kësaj kompanie, me qëllim që në faturat e Termoskosit të figurojnë emrat e atyre që vërtet janë pronarë të banesave.
“Ne u kemi bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të bëjnë ndryshimin e emrave, por deri sot nuk kemi marrë përgjigje nga ta. Ato janë kryesisht banesa që i kanë blerë shqiptarët nga serbët. Por, për me përkthye në emrin e tyre, ata duhet t’i shlyejnë borxhet që ia kanë Termokosit”, vlerëson Efendia. Kjo duket se është njëra ndër arsyet që në letra, pronarë të vërtetë të banesave vazhdojnë të mbeten ish-pronarët.
Sipas Efendisë, Termokosi tri herë me radhë, edhe publikisht, ka kërkuar nga ata qytetarë që nuk i kanë faturat në emër të tyre, ta bëjnë këtë. Por ajo thotë se ka pak raste kur disa qytetarë e bëjnë këtë.
Ndërsa, Korporata Energjetike e Kosovës duket se nuk e ka këtë problem. Më parë KEK-u nuk kishte kushtëzuar qytetarët që të shlyejnë borxhet për të pagëzuar faturat në emër të tyre. Por, ajo periudhë ka kaluar dhe tani KEK-u e kërkon një gjë të tillë.
Megjithëkëtë, shumica e qytetarëve të Prishtinës që kanë blerë banesa, i kanë bërë ndryshimet e emrave të pronarëve. Tash, sipas zëdhënësit të KEK-ut, Viktor Buzhala, ka pak raste të tilla.
“Nuk e kemi ne atë problem. Edhe pse ata që dëshirojnë të regjistrojnë njësorin në emrat e tyre, duhet t’i shlyejnë borxhet ndaj KEK-ut, përndryshe emri nuk ndryshohet”, shpjegon Buzhala për Express.
Ndërsa, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” nuk ka kritere kaq rigoroze si ndërmarrjet e tjera publike. Ata nga qytetarët kërkojnë vetëm një dokument që vetëton pronësinë. Por, edhe në Ujësjellësin “Prishtina”, thonë se është mirë që qytetarët të paguajnë një pjesë të borxhit.
“Nëse konsumatori të paktën paguan një pjesë, apo 50 për qind të borxhit, edhe ne ua ndërrojmë emrat, atyre që janë të interesuar. Mjafton me pas ndonjë dokument valid, që dëshmon për pronësinë mbi atë banesë”, thotë zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku. Por, në listat e gjata të borxhlinjve të shërbimeve komunale, nuk ka vetëm qytetarë të zakonshëm që janë të papërgjegjshëm. Në këto lista të gjata, figurojnë edhe emrat e personaliteteve të institucioneve të rëndësishme në Kosovë, të cilat Expressi do t’i publikojë së shpejti.