Serbet Jo autonomi per veriun
Shefi i delegacionit serb për bisedime, Borisllav Stefanovic, ka theksuar se mund të bisedohet për çdo gjë në pajtueshmëri më kushtetutën e Serbisë, por këto janë thjesht ide që paraqiten nëpër media.
Kjo temë nuk është hapur asnjëherë, nuk kemi biseduar për këtë kurrë, ka thënë Stefanovic, duke shtuar se Serbia pajtohet me temat dhe zgjidhjet duke respektuar kushtetutën që thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Zyrtarët serbë kanë thënë se nuk do të lejohen institucionet e Kosovës të futen në veri, por në vazhdimësi kanë mohuar synimin e ndarjes territorial.
Ndërkaq opozita ka kritikuar për paaftësi. Nënkryetari i demokratëve nacionalist të ish kryeministrit Vojisllav Koshtunica, Sllobodan Samaraxhi, ka thënë se Serbia I ka future serbët në veri në një geto për shkak të interesave të pushtetit.