E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët akuza për trafikun e organeve njerëzore

09/03/2009  “Lajm”, shqiptarëve u merreshin organet për t’u tregtuar në Rusi

Mediat në Shkup kanë hedhur dyshime mbi ekzistencën e një trafiku të organeve njerëzore nga Kosova në Maqedoni dhe më pas në spitalet ruse.

Dyshimet kanë të bëjnë me disa raste të zhdukjes së shqiptarëve të Kosovës, të cilët mendohet se janë rrëmbyer e më pas vrarë nga serbët në funksion të tregtisë së organeve. Sipas gazetës “Lajm”, shqiptarët eliminoheshin dhe më pas organet e tyre përmes Maqedonisë dhe Bullgarisë përfundonin në Rusi.

“Këto informacione i kemi pasur prej muajsh, por duke qenë se u kërkua që gazetarët të tregonin burimet, i shpalosëm këto ditë. Tani u takon organeve kompetente që të hetojnë”, deklaron drejtori i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari.

Sipas të njëjtit organ mediatik, dyshohet se shumë shqiptarë nga Kosova pasi janë vrarë nga grupet paraushtarake serbe janë varrosur në varre masive në afërsi të Shkupit. Deri më tani ka qenë Kryeprokurorja Del Ponte, e cila ka akuzuar Shqipërinë për trafikun e organeve të serbëve të vrarë në luftë. Akuzë, e cila pas verifikimeve konkrete, është hedhur poshtë. Ndërsa serbët, shkaktarë të luftërave në Ballkan, do të duhet të përgjigjen dhe për trafik organesh. E në rast se kjo do të verifikohet në rastin e torturimit të shqiptarëve, gjithçka do të mbetet për verifikimin e transplantimit të organeve dhe për popullsi të tjera, të cilat kanë qenë në luftë me serbët. Gjithsesi ende në Kosovë vijon kërkimi për mijëra persona të zhdukur gjatë luftës me Serbinë. Ndërsa dhe pse dyshohet për varre të tjera masive, mbetet për t’u verifikuar mbi trafikun e organeve. Duhet të jetë Prokuroria kosovare që të kërkojë hetimin konkret për këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›