Të ndëshkohen maniakët me pushtet
09/03/2009 ZMQ i bën apel Kuvendit për të ndryshuar Kodin Penal. Politikanët japin urime
“Shtimi i numrit të grave në Kuvend do të sjellë tjetër mendësi dhe përqendrim”
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve kërkoi dje që të gjithë zyrtarët e korruptuar dhe maniakët seksualë të veshur me pushtet të marrin ndëshkimin e merituar. Në ditën Ndërkombëtare të Gruas ZMQ-ja përmes një deklarate për mediet i bëri apel Kuvendit të Shqipërisë për dhunën ndaj grave në vendin tonë. “Administrata vuan nga ryshfeti seksual dhe zyrtarët e përlyer duhet të ndëshkohen”, - thuhet në deklaratën e ZMQ-së. Ajo i kërkon Parlamentit që me një zë të fortë dhe të qartë të dëshmojë se dhuna ndaj femrës nuk do të tolerohet në çdo formë që të shfaqet, në çdo rrethanë dhe në do vend. “Askush nuk qëndron dhe nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin. Rasti i ish-ministrit Pango dëshmon se ligji për shërbimin civil ka mbetur vetëm në letër”, - deklaroi ZMQ-ja. “Statusi i shërbimit civil ende mbetet një fiksion dhe konkurrenca për një vend pune mbetet e centralizuar dhe jo mbi kritere profesionale”, - theksohet në deklaratë. Referuar ditës Ndërkombëtare të Gruas, ZMQ-ja thekson se, që barazia e femrës në shoqërinë shqiptare të mos mbetet vetëm slogan, është dita që kuotat e pjesëmarrjes së grave në jetën politikë të mos mbeten vetëm retorikë.
Politika
Por duket se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas klasa politike ka përqendruar vëmendjen në barazinë gjinore, përfshi këtu edhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se ky është një rast për të kujtuar sakrificën e të gjitha grave në fushën e civilizimit, në përkushtimin e tyre ndaj fëmijës, familjes dhe ndaj shoqërisë. “Unë në mënyrë të veçantë dua ta shoh këtë 8 mars në perspektivën e asaj që ka arritur gruaja shqiptare: emancipimin e dukshëm të saj, shkollimin e jashtëzakonshëm, kurajën me të cilën ajo ecën në jetën e përditshme dhe përballë vështirësive të jetës”, - tha kryeparlamentarja. Ajo theksoi se, nëse nuk kemi aktualisht 50 për qind të përfaqësimit të grave në Parlament, të nisim me 30 për qind përfaqësim në Parlamentin e ardhshëm. “Kjo do të sjellë një tjetër mendësi dhe një përqendrim më të madh për të zgjidhur disa probleme që ndoshta për burrat nuk duken aq të rëndësishme, por në fakt janë jetësore për fëmijën, të moshuarin, të sëmurin, sepse ndaj këtyre personave ndjeshmëria e nënave, grave është shumë e madhe”, - tha Topalli. Ndërsa Kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi urimi ka vlerësuar kontributin dhe rolin e grave në jetën e vendit, si dhe siguron beteja dhe përpjekje të pandërprera për barazinë gjinore, kusht i vetëm për një shoqëri më të emancipuar. “Duke u përulur me nderim të thellë përpara sakrificës së tyre të madhe, ndihmës dhe kontributit të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë, unë i garantoj ato se qeveria do të vazhdojë me përkushtim të madh betejën dhe përpjekjet derisa në shoqërinë shqiptare të vendoset barazia reale midis motrës dhe vëllait, midis burrit dhe gruas, midis nënës dhe babait”, - tha Berisha.
Presidenti Topi
“Përfitoj nga kjo ditë feste për të inkurajuar të gjitha gratë shqiptare që të mos i reshtin përpjekjet për të arritur të drejtat e tyre legjitime. Emancipimi femëror ka qenë dhe mbetet një proces i gjatë, i cili po ecën me ritme të jashtëzakonshme kudo në botë. Sot gratë kanë pozicione të rëndësishme në pushtet, e megjithatë barazia gjinore, e pranuar formalisht nga të gjithë, mbetet ende një sfidë.”
Propozimi
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve ka kërkuar që në Kodin Penal të bëhet një ndryshim për sa u përket pikave ku parashikohet dënimi për abuzuesit me femrat, sidomos kur kjo bëhet nga pozitat e zyrtarit të shtetit. Propozimi i ZMQ-së drejtuar Kuvendit është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe pas publikimit të një video të ish-ministrit Ylli Pango, i cili shfaqet duke abuzuar me detyrën.