E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët bllokojnë aksin Zubin Patok-Skënderaj

SKËNDERAJ- Serbët kanë bllokuar rrugën edhe në zonën malore ku ndahen komuna e Zubin Potokut me komunën e Skenderajt, shkruan sot Koha Ditore.

Në malet e Dubeçakut, që njihet si rezervat i shtazëve të egra, njerëz qe kanë kaluar aty kanë vërejtur se rruga malore është e bllokuar me lisa të mëdhenj.

Ajo rrugë është frekuentuar kryesisht nga pjesëtarë të KFOR-it. Afër bllokadës, janë vërejtur gëzhoja plumbash, sipas mediave kosovare.

Këtë lajm e ka pohuar edhe një zyrtar i drejtorisë për menaxhimin e kullotave në komunën e Skenderajt. Sipas tij rruga është e bllokuar deri në 600 metra larg ish shtëpisë së gjuetisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›