E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët bllokojnë rrugën Zubin Potok - Ribariq

Rreth 200 qytetarë serbë kanë bllokuar mesditën e së enjtes rrugën Zubin Potok-Ribariq. Policia rajonale në Mitrovicë bëri të ditur se bllokimi i rrugës ka ardhur si rezultat i një proteste të serbëve, e mbajtur si shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të fundit të një personi, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në krim të organizuar.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, tha se kjo rrugë vazhdon të jetë e bllokuar, por se automjetet mund të qarkullojnë përmes rrugëve anësore.

Arrestimi i serbit nga EULEX-i thuhet se ka ardhur si rezultat i hetimeve të kryera rreth krimit të organizuar, kontrabandës me karburante, shmangies së tatimit dhe shmangies mashtruese të taksave të importit dhe akcizës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›