Serbët e nervozuar në panairin e Berlinit

Serbët janë të nervozuar me prezantimin e mrekullueshëm të Kosovës në panairin e “Javës së Gjelbër” që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Mediat serbë raportojnë se edhe në ditën e katërt të këtij panairi, stenda e Serbisë është e njëjtë, në mesin më te keq.
“Ajo nuk duhet të jetë e habitshme për shkak se Ministria e Bujqësisë e Serbisë disa ditë para se të nisej për në Berlin nuk e dinin se si të paraqiten në këtë panair”, thotë një zyrtar i ministrisë së Bujqësisë së Serbisë për mediat serbe.
Duke iu referuar shkrimeve të medieve serbe, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerant Stavileci, në një status në rrjetin social facebook thotë se, “Serbët, të nervozuar me prezantimin e mrekullueshëm të Kosovës në Berlin. Përveç që kemi njërin nga pavijonët më të bukur dhe më tërheqës, e arritëm edhe këtë”./V.K /Indeksonline/