Krisma armësh në veri, policia shton masat

Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë në veri të Mitrovicës, mirëpo Policia e Kosovës nuk ka arritur të gjejë lokacionin nga kanë ardhur ato.
Besim Hoti, zëdhënës Rajonal i Policisë në Mitrovicë, ka deklaruar për Indeksonline se, është kanë raportuar për të shtëna armësh, mirëpo zyrtarët policor nuk kanë arritur të gjejnë lokacionin e saktë prej nga kanë ardhur të shtënat.
Këto krisma janë raportuar nga shqiptarët që jetojnë në Lagjen e Doktorëve në veri të Mitrovicës.
Pas urdhrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për shtim të numrit të policëve afër objekteve të trashëgimisë kulturore, vigjilenca e zyrtarëve policor është e shtuar edhe në këtë pjesë problematike të qytetit.
“Pas këtij urdhri, deri me tani në rajonin e Mitrovicës nuk është shënuar asnjë incident ndëretnik”, ka deklaruar Hoti./Indeksonline/