Serbët e veriut dhe KFOR nuk arrijnë marrëveshje
JAGNJENICË - Përfundon pa marrëveshje takimi mes përfaqësuesve të serbëve të veriut dhe KFOR.
Takim u mbajt midis kryetarit të komunës paralele të Zubin-Potokut, Slavisa Ristic dhe komandantit të njësitit Gjermano-Austriak të KFOR-it, Franz Pirker, përfundoi pa zgjidhje përfundimtare në Jagnjenicë, raporton Telegraf.
Ristic u tha gazetarëve se nga KFOR-i, ka marrë premtimin se në ditët e ardhshme nuk do të ketë veprime të dhunshme dhe se gjatë kësaj periudhe do të ketë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.
"Diskutuam propozimet për lirimin e rrugës, Zveçan-Zubin-Potok, në udhëkryqin e Jagnjenicës. KFOR-i kërkon ta lirojë atë rrugë dhe të bëjë një pikë kontrolli për kontrollimin selektiv të automjeteve në kërkim të armëve. Ne nuk kemi asgjë kundër një propozim të tillë, por ne nuk pranojmë pikën e kontrollit në atë vend”,- ka thënë Ristic.
(el.me/BalkanWeb)