Ambasada e SHBA i dhuron Policisë së Shtetit paisje për kufirin
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar Policisë së Shtetit automjete dhe pajisje teknike për departamentin e kufirit.
I pranishëm në ceremoni ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha se menaxhimi i kufirit është një nga sfidat e rëndësishme të funksionimit të shtetit ligjor.
“Shqipëria është një portë hyrëse për dy nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, për Greqinë dhe Italinë. C’ka do të thotë përgjegjshëmria e autoriteteve shqiptare për të kontrolluar dhe menaxhuar në mënyrë të integruar dhe të sigurtë kufijtë e saj është shumë herë më e madhe. Garantoj të gjithë partnerët e saj se do të gjejnë tek strukturat ligj-zbatuese të policisë shqiptare partnerë dinjotoz dhe serioz në këtë sfidë të përbashkët”,- deklaroi ministri Nishani.
Ambasadori Arvizu uroi që ndihma që Amerika po i ofron Shqipërisë ti shërbejë integrimit Europian të vendit.
“Shpresojmë që të gjitha këto që po i ofrohen policisë së shtetit shqiptar dhe forcave të policisë, ta ndihmojnë vendin jo thjesht për mbrojtjen dhe menaxhimin e kufirit, por gjithashtu ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit Europian”,- theksoi Arvizu.
(el.me/BalkanWeb)