Festat e fundvitit- Ushqimet, rriten çmimet në tregje
Tiranë- Ashtu si çdo fundvit tjetër, edhe këtë herë afrimi i festave është shoqëruar me rritje të çmimit për fruta perimet në tregjet e kryeqytetit.
Në një vëzhgim të kryer nga “IDEA nëpër tregjet kryesore të Tiranës është vënë re se ka filluar një luhatje e çmimeve, sidomos për perimet dhe frutat, produkte bazë të tryezave shqiptare. Gjithashtu edhe vetë banorët shprehen se shitësit kanë filluar t’i rrisin çmimet për arsye të festave, sepse sipas tyre dihet që në këtë periudhë blerjet janë më të shumta. Ndërsa vetë shitësit mendojnë ndryshe…Disa pranojnë që ka filluar një rritje e ulët, ndersa të tjerë mbrojnë mallin dhe përpiqen mos të largojnë klientelën duke u shprehur se çmimet nuk janë rritur, por përkundrazi janë ulur.
Myrvete Elezi shprehet se tek tregu pranë stacionit të trenit ka filluar si çdo vit rritja e çmimit për frutat dhe perimet.
Po si gjithmonë edhe për këtë vit i njëjti fenomen vazhdon. Të gjithë kanë filluar t’i rrisin çmimet, ku me 20 lek, ku me 30 lek. Por deri për Krishtlindje dhe Vit të Ri patjëtër që do i rrisin më shumë se çdo vit këtë punë kanë këta, nuk pyesin në ka populli lek ose jo shprehet ajo.
Ndërsa një banor tjetër na tregon se në të gjitha tregjet ndeshet ky fenomen, duke shtuar se më shumë kanë filluar të rriten çmimet e frutave dhe perimeve kryesore.
Kudo e njëjta gjë është. Sa afrohen festat të gjithë përpiqen të fitojnë sa më shumë duke rritur çmimet. Por nuk e dinë që jemi në krizë dhe ku t’i gjejmë paratë për të paguar domaten dhe kastravecin. Portokalli dhe mandarina para pak ditësh nga 70 lekë ishin, sot janë bërë 100 lek. Edhe domatet nga 60 lekë janë bërë 80 lekë, gjithashtu dhe arrat janë rritur ndjeshëm deklaroi ai.
Për shitësit deklaratat e banorëve janë jo të vërteta, sepse sipas tyre çmimet nuk kanë lëvizur, por janë po të njëjtat. Ndërsa ka dhe nga ata që thonë se ka vetëm një rritje të vogël, dhe shkak nuk është afrimi i festave, por sepse ka rritje të çmimit që tek prodhuesi.
Një shitës tek tregu pranë sheshit Avni Rustemi shprehet se rritja është shumë e vogël me 10 20 lekë/kg, dhe kjo vjen nga vetë furnizuesit.
Ka një rritje shumë të vogël, por nuk është faji ynë. Ne që kur i marrim, produktet janë me një çmim pak më të lartë dhe pastaj edhe ne kemi familje për të mbajtur shprehet ai.
Gjatë vëzhgimit tonë pamë që numri i blerësve ishte shumë i vogël dhe tregjet ishin pothuajse bosh. Përveç kushtëve të papërshtatshme që tregohen produktet ushqimore në tregjet e Tiranës, një faktor kyç i uljes së blerjëve është edhe rritja e çmimeve. E cila shtërngon xhepat e shqiptarëve dhe varfëron tryezat e tyre në këtë muaj festash.
Kliti Topalli / IDEA
Shkrime të tjera me interes: