E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet drejt Sarajevës kosovari, kërkohej për tentativë vrasjeje

TIRANE- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi sot për në drejtim të Sarajevës (Bosnjë Hercegovinë), shtetasin Feriz Çunaj, 41 vjeç, lindur në Prizren -Kosovë.

Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se arrestimi i këtij shtetasi u bë më 28 gusht 2011 në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Prush, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sarajevën, me qëllim ekstradimin e tij drejt Bosnjë Hercegovinës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Lartë të Tuzlas, Bosnjë-Hercegovinë, në datën 28 prill 1997, ka lëshuar në ngarkim të tij urdhërin e arrestit për veprën penale të "vrasjes së mbetur në tentativë".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›