E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e veriut kërcënojnë EULEX

EULEX deklaron se është e domosdoshme rivendosja afatgjate dhe e pakushtëzuar e qasjes në veri të Kosovës, në mënyrë që misioni ta zbatojë detyrën e tij në lidhje me sundimin e ligjit. 

Këto komente i tha Anne Blanksma, zëdhënëse e EULEX, në lidhje me vendimin e sotshëm të të ashtuquajturit Shtab i Emergjencës i komunës paralele të Mitrovicës, që pjesëtarëve të EULEX të mos u lejohet qarkullimi mbi lumin Ibër, bën të ditur portali Telegrafi. 

"Anëtarëve të EULEX në të ardhmen nuk do t’ju lejohet të lëvizin lirshëm në pjesën veriore të Mitrovicës. Çdo përpjekje të kalimit të dhunshëm nëpër qytet apo shkatërrim të barrikadave do ta cilësojmë si agresion të hapur, ndërsa përgjegjësinë për pasojat eventuale do ta marrin ata që i nisin veprimet e tilla", thuhet në deklaratën e këtij shtabi. 

Në deklaratë thuhet se u është dërguar ftesë KFOR “që t’i përmbahet mandatit të përkufizuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB”.
I ashtuquajturi Shtab Komunal i Mitrovicës fton po ashtu qytetarët që të lajmërohen për kujdestari në barrikada. 

"Qëndrimi i EULEX-it është i pandryshuar”, thotë Blanksma për Tanjug. “Është i nevojshëm instalimi i qasjes afatgjate dhe të pakushtëzuar në veri të Kosovës, në mënyrë që të zbatohet aktiviteti që ndërlidhet me sundimin e ligjit”. 

I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë sot se “është i kuptueshëm ankthi dhe frika në mesin e popullatës serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, por se Kuvendi i atjeshëm komunal duhet ta di se vendimin për bashkëpunim me EULEX nuk e marrin ata po qeveria e ardhshme e Serbisë”. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›