MASH: Provimi i letërsisë bazohet tërësisht në programin orientues
TIRANE - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar, pas pretendimeve të maturantëve në lidhje me pyetjet e tezës së Letërsisë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, MASH sqaron se testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, për Maturën Shtetërore 2012, bazohet tërësisht në programin orientues, të publikuar nga MASH, në janar 2012.
“Në të sqarohet qartë se fragmentet e tekstit letrar, që do të bëhen pjesë e testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, do të merreshin nga veprat, lista e të cilave u publikua në të. Qëllimi i lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është që nxënësit të mësojnë komente dhe analiza fragmentesh të gatshme, për t’i riprodhuar mekanikisht në teste, aq më tepër në ato të Maturës Shtetërore”, - thuhet në njoftimin për shtyp.
Ndërsa, duke dashur të qetësojë maturantët, MASH sqaron se skema e vlerësimit nuk është fikse. “Testi shoqërohet me skemën orientuese të vlerësimit. Megjithatë, kjo skemë nuk është fikse. Në qoftë se përgjigjja vlerësohet se përkon me logjikën e kërkesës së pyetjes, ajo vlerësohet pozitivisht. Kjo shprehet qartazi edhe pas çdo modeli përgjigjeje të pyetjeve të hapura në skemën e vlerësimit: “Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. Vlerësuesit, si detyrim që rrjedh nga “Rregullorja e Maturës Shtetërore”, përpara se të fillojnë vlerësimin, i nënshtrohen një procesi trajnimi të detajuar për përgjigjet e çdo pyetjeje të testit, ku synohet në sqarimin e tyre, veçanërisht përgjigjet e pyetjeve me interpretim të hapur, si në shembujt e mësipërm. Ky proces drejtohet nga autorët e testit”, - sqarohet në njoftim.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)