Ambasadorja franceze: Dialogu mes palëve prodhon Presidentin
BERAT- Dialogu mes palëve do të prodhojë emrin e Presidentit të ri. Kështu është shprehur dje nga Berati, ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Moro. Ajo e vlerësoi inkurajues takimin mes kryeministrit Berisha dhe kreut socialist Edi Rama.
“E shoh si një shenjë inkurajuese. Shpresojmë që dialogu mes forcave politike të vazhdojë, për të siguruar në këtë mënyrë emrin e ri të kreut të shtetit. Zgjedhja duhet të bëhet në përputhje me vullnetin e të gjitha forcave politike në vend”, - u shpreh ambasadorja. Ajo u ndal gjithashtu dhe në lidhje me ecjen e reformave në vend, duke pohuar se “reformat e kodit zgjedhor duhet të vazhdojnë, me qëllim që të mbarojnë në afatin e duhur, sipas rekomandimeve të Bashkimit Europian”, - tha ambasadorja Moro.
Ajo ishte dje, në qytetin e Beratit, ku është duke u zhvilluar një tryezë pune europiane mbi urbanizimin trashëgimor dhe peizazhin, ku Berati është shembulli më i mirë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)