Serbët e veriut kundër Stefanoviçit
Përfaqësuesit e të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësisë së Komunave Serbe të Kosovës kanë mbajtur sot një takim dhe kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë Boris Tadiç, nga zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç, si dhe shefi i ekipit negociator serb në dialogun Kosovë- Serbi, Borislav Stefanoviç të ndërpresin marrëveshjet me palën shqiptare pasi sipas tyre janë në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare serbe.
Drejtuesi i të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësisë së komunave serbe të Kosovës, Radovan Niçiç, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve kanë rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Borko Stefanoviç, të mos zbatohen në Kosovë.
Përfaqësuesit e serbëve kanë autorizuar ekipin e përbërë prej rreth 30 avokatëve, që ndaj Borisllav Stefanoviçit, të nisin procedurat penale, për shkak të marrëveshjeve me shqiptarët, gjë që e rrënon kushtetutën e Serbisë.
Të ashtuquajturit delegatë serbë, kan përshëndetur interesimin e udhëheqësve të Rusisë, me në krye Dimitri Medvedevin, lidhur me interesimin e serbëve të Kosovës për nënshtetësinë e dyfishtë.