E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e veriut letër Ban Ki-Mun: Të shfuqizohet KFOR

MITROVICË- Kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës i kanë dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, përmes së cilës e venë në dijeni se "Misioni i KFOR-t ka dalë nga përgjegjësitë e tij, gjë kjo që ka çuar në përkeqësimin e pozitës së serbëve", raporton Radio Europa e Lirë.

Në letër kërkohet që KFOR-i dhe autoritetet e Prishtinës "t'i shfuqizojnë menjëherë të gjitha masat që i kërcënojnë komunitetit serb të drejtat dhe lirinë e lëvizjes". Përfaqësuesit serbë i kërkojnë KFOR-it "të kthehet në kufijtë e mandatit të tij, ndërsa obligimet t'i zbatojë në përputhje me Rezolutën 1244".

Ata po ashtu kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së "të marrin vendim që brenda 60 ditësh të përgatiten strategjitë dhe planet konkrete për kthimin e 200 mijë personave në shtëpitë e tyre".

"Në vend që të mbrohen të drejtat e 200 mijë personave të zhvendosur, tolerohen përpjekjet e institucioneve të Prishtinës për 'spastrim të ri etnik' të dhjetëra-mijëra serbëve nga veriu i Kosovës",- thuhet ndër të tjera në letër. Kjo e fundit u është
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›