E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Petroviç në fshatin Prilluzhë, ku po ndërtohet ura

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviç do ta vizitojnë sot fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrisë, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e urës në këtë fshat.

Në një njoftim për media nga zyra për informim e Ministrisë së Pushteti Lokal thuhet se “zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviç njëherësh ministër i Pushteti Lokal, do t’i takoj banorët e fshatit Prilluzhë. Vizita ka për qëllim njohjen për së afërmi me shqetësimet e qytetarëve dhe mundësitë e përmirësimit të mirëqenies së tyre”.

Banorët serbë të këtij fshati kundërshtojnë ndërtimin e urës, e cila do të mundësojë lëvizjen e banorëve të 12 fshatrave që shtrihen përgjatë Çiçavicës, ndërkohë që do të përfitojnë 15 mijë banorë të kësaj ane.
(s.g/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›