E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e veriut referendum më 14-15 shkurt

MITROVICË- Përfaqësuesit e serbëve të komunave paralele të Zveçanit dhe Mitrovicës, kanë marrë vendimin që më 14 dhe 15 shkurt të vitit të ardhshëm të mbajnë referendum, për të pranuar apo jo institucionet e Kosovës në veri. Lajmi bëhet i i ditur nga Telegraf.

Ende nuk dihet nëse do të takohen edhe përfaqësuesit e komunës së Leposavicit, kryetari paralel i së cilës, Branko Ninic, ka mbështetur qëndrimin e të ashtuquajturit ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, se referendumi është i panevojshëm”.

Më herët ai ka deklaruar se është i rezervuar rreth idesë që serbët e veriut të Kosovës të deklarohen për çfarëdo çështje përmes referendumit.

Ndërkaq, kryetari paralel i Zubin-Potokut, Slavisa Ristic, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve të kësaj komune, gjatë ditës do të takohen e do ta sjellin vendimin nëse a mbështesin edhe ata referendumin apo jo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›