Serbet forcojne barrikaden mbi Iber. KFOR heq telat me gjemba ne Bernjak

Serbët kanë përforcuar mbrëmjen e kaluar barrikadën kryesore në urën mbi lumin Ibërduke hedhur edhe katër maune me zhavorr mbi të. Gjatë natës grupe serbësh kanë qëndruar pranë të gjitha barrikadave në veri, nga ku sipas parlajmërimeve do të qëndrojnë deri në largimin e oficerëve doganorë dhe policisë së Kosovës nga dy pikat kufitare në veri. Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka thënë se barrikadat janë mënyra e vetme për të shprehur protestën ndaj akteve të njëanshme të Prishtinës dhe për të mos lejuar që veriu të vendoset nën kontrollin e Prishtinës.
Nderkaq, kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, në një intervistë për Albanian Screen, tha se pret që mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë të sigurisë t’i largojnë sa më shpejt barrikadat nga rrugët kryesor dhe të mundësojnë qarkullimin e lirë në pjesën veriore.
“Barrikadat normal që janë diçka që pengojnë interesin e qytetarëve. Ata barrikada unë shpresoj se do të largohen shpejt, do të largohen sepse ato po i pengojnë qytetarët. Ato barrikada janë të vendosura prej ekstremistëve por edhe prej politikës serbe të cilët kanë menduar që në këtë formë të përfitojnë në këtë moment vendimtar por jam shumë i sigurt se ata nuk do t’ia dalin të realizojnë qëllimet e tyre. KFOR-I, EULEX-I dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet e parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës që ato barrikada t’i largojnë”- tha Kastrati.
Sipas strukturave të sigurisë në Mitrovicë, gjendja vlerësohet e qetë, por e tensionuar. Sipas kreut të Mitrovicës të gjithë mekanizmat janë në gjendje gatishmëria për të vepruar në rast të rrezikimit të sigurisë së përgjithshme.
“Sigurisht që jemi në gjendje gatishmërie. Jemi duke e përcjell situatën nga afër dhe në momentin kur të paraqitet nevoja ne sigurisht se do të reagojmë”- tha Kastrati.
Ndërkohë ushtarë gjermanë dhe francezë të KFOR-it kanë larguar telat me gjemba në vendkalimin kufitar Bërnjak, i cili që prej 16 shtatorit ka qenë i mbyllur. Në këtë vendkalim i cili është hapur për qarkullim, krahas ushtarëve të KFOR-it gjenden edhe doganierët dhe policët e Kosovës dhe të EULEX-it. Transporti hekurudhor nga Serbia e deri në komunat veriore është duke funksionuar pa pengesa.