Takimi vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Është hapur sot, takimi vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pjesëmarrës të këtij takimi janë më shumë se 100 udhëheqës botërorë, të cilët do të diskutojnë për disa çështje, përfshirë Libinë pas regjimit të Gadafit, kërkesën e palestinezëve për shtetin e tyre, si dhe sëmundjet jo-ngjitëse.
Në krye të planit të punës do të jetë takimi i nivelit të lartë mbi tranzicionin politik në Libi. Libia do të përfaqësohet nga kreu i Këshillit Kombëtar Kalimtar Mustafa Abdel Xhalil. Këshilli i Sigurimit votoi njëzëri javën e kaluar, për t`i kthyer vendin Libisë në Këshill, duke njohur kështu fundin e regjimit të Gadafit.