E Diel, 1 Nëntor 2026

New York Berisha merr pjese ne hapjen e punimeve te Forumit Klinton

Në vijim të axhendës së aktiviteteve që po zhvillon në New York, Kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish-presidenti i SHBA-ve Bill Klinton.
Ky forum tre ditor, ku marrin pjesë personalitete të larta të politikës të vendeve të ndryshme,fokusohet në diskutimin e ideve për një rritje të qëndrueshme të burimeve energjetike dhe infrastrukturës, në kushtet e një buxheti të tendosur.

Sakaq, kreu i qeverisë shqiptare pati dhe një takim me kryeministrin e Kuvajtit Sheikh Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah. Gjatë  takimit u ripohuan marrëdhëniet politike midis dy qeverive, ndërsa u rikonfirmua vendosmëria për të vazhduar projektin kyç për rregullimin e qendrës së Tiranës.

Më tej, diskutimi u fokusua dhe në njohjen e pavarësisë së Kosovës,ku kryeministri Berisha kërkoi nga homologu kuvajtian të marrë në konsideratë njohjen e shtetit më të ri në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›