Opera “Turandot” ringjitet në skenën e TOB-it

Rigjitet pas 6 vitesh në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit opera e njohur e kompozitorit italianë Xhiakomo Puçinit, “Turandot”.
Në qëndër të shfaqes është historia e princeshës Turandot e cila është një grua e fortë që komandon popullin e vet me dorë të herkurt. Kalafi personazhi tjetë kryesor vjen dhe zbulon bukurine e Turandoti dhe magjepset pas saj.
Princesha Turandot, çdo kandidati për t`u bërë bashkëshort i saj i jepte tre enigma për të zgjidhur, nëse ato nuk gjendeshin atëherë ata dënoheshin menjëherë me vdekje. Kalafi Personazhi kryesor e pranon këtë sfidë i nxitur jo vetëm nga bukuria e Turandotit, por edhe se pas martesës me të, ai do të bëhej mbret. Kalafi arrin ti zgjidhë të tre enigmat dhe pas kësaj princesha e pushtetshme Turandot i dorëzohet forcës së dashurisë.
Turandot erdhi me regji të italianit Nicola Zorzi, dhe interpretim të Armaldo Kllogjeri, në rolin e Kalafi, Eva Golemi rolin e Turandoti, rolin e Liusë u interpretua nga Eriona Gjyzeli, etj. Turandot është një opera me tre akte, me libret të Giusepe Adami dhe Renato Simonit. Shfaqja e parë është dhënë në teatrit prestigjoz La Skala, në prill të vitit 1926, nën drejtimin e Arturo Toskaninit.