E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana International Film Festival”, 100 filma të huaj në garë

100 filma të huaj do të garojnë në Tiranë për çmimin më të rëndësishëm Tirana International Film Festival. Ka startuar kështu edicioni i nëntë ku do të paraqiten filma nga 64 vende të botës. Këtë vit janë pranuar filma nga tre kategori, në atë të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe kategorinë digiart, po për filmat e shkurtër. Për drejtorin e festivalit Ilir Butka, mbajtja e këtij festivali u vu në diskutim për shkak mungesës së fondeve.
 

Në përfundim të edicionit të 9-të Tirana International Film Festival, përveçse çmimeve të përvitshme për aktorin dhe aktoren më të mirë do të jepen edhe disa çmime të tjera speciale. Në garë këtë vit ishin 500 filma të disa kategorive, ku vetëm 100 arritën të kalonin në fazën përfundimtare.

Një tjetër risi këtë vit është se ambasadori i Komisionit Evropian në Shqipëri, Etore Sequi, do të jetë antar nderi i jurisë. Ky festival do të mbahet nga data 5 deri në 10 dhjetor.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›