Kuvendi, në rend të ditës pr.ligjet që kërkojnë 3/5
Rikthehen në Kuvend projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Në rendin e ditës për seancën e sotme janë parashikuar pr/ligji për Gjykatën Administrative, projekligjet për Kodin Penal dhe atë civil si dhe projektligjet për Kodin Rrugor dhe atë detar.
Gjithashtu, në seancën e sotme ishte parashikuar edhe një interpelancë e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, e thirrur nga deputeti socialiste Gazmir Bizhga, por ajo është shtyrë me kërkesë të këtij të fundit.