Barrikadat, barrikadë për Serbinë në BE
Jam i bindur se zgjidhja për doganën në veri të Kosovës mund të gjendet nëse të gjitha palët tregojnë vullnet të mirë. Megjithatë, zgjidhja sipas të gjitha gjasave, duhet kërkuar në ndonjë forum tjetër pasi që dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit nuk ka mandat ta shqyrtojë këtë, ka thënë për gazetën Blic, Michael Spindelegger, zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme yë Austrisë, i cili sot qëndron për vizitë zyrtare në Beograd.
Pyetjes nëse Serbia do të marrë rekomandimin e Komisionit Evropian për status të kandidatit në dhjetor, po qe se nuk hiqen barrikadat, Spindelegger i është përgjigjur:
Rekomandimi i KE-së inkurajon fuqimisht Serbinë. Ne austriakët e përkrahim këtë dhe shpresoj se këtë do ta do ta bëjë edhe Këshilli i Evropës. Por, si do që të jetë, Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se BE nuk do të mbyllë sytë në marrëdhëniet e Kosovës dhe të Serbisë. Është në interes të të dy palëve që barrikadat të hiqen sa më shpejt dhe kjo jo për shkak të marrjes së statusit, por për shkak se ato rrezikojnë zhvillimin e qetë për serbët në veri të Kosovës”.