E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Luginës nuk kanë për kë të votojnë

Partitë shqiptare nga Presheva dhe Bujnaoci me gjasë nuk do të mbështesin asnjë kandidatë në zgjedhjet për kryetarë të Serbisë, kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik të shqiptarëve (BDSH) Rahmi Zulfiu.

Partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë do të marrin pjesë si ”Koalicion i shqiptarëve të luginës së Preshevës”, ka thënë Zulfiu për agjencinë Beta.

Sipas tij, në ky koalicioni ende nuk është marr zyrtarisht vendim lidhur me këtë, por me gjasë do të mbetet gjendja çfarë ka qenë viteve të kaluara, një pjesë e partive shqiptare nuk mbështesin asnjë kandidatë për kryetarë të Serbisë. Ai shtoi se pret që shumica e shqiptarëve votues nuk do të dalin në zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›