Serbët kundër marrëveshjes, barrikadë në Mitrovicë
MITROVICE- Strukturat paralele kanë vendosur barrikadë zhavori mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposavic, përkatësisht tek kthesa për në fshatrat shqiptare të komunës së Leposavicit, duke bllokuar kështu banorët e këtyre fshatrave, por edhe qarkullimin e automjeteve në drejtim të pikës kufitare Jarinjë.
Sipas burimeve të mediave kosovare, barrikada është vendosur në shenjë reagimi kundër marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit të arritur në Bruksel, ndërsa parashihen edhe barrikada të tjera nëpër vende të ndryshme.
Burimet më tej kanë shtuar se krerët ilegalë janë konsultuar rreth këtyre veprimeve mbrëmë në Zveçan deri në orët e vona të pasnatës, ndërkohë që është marrë vendim për organizimin e një proteste masive në veri të Mitrovicës për të hënën.
Vendosjen e barrikadës në magjistralen e Ibrit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.
(m.a/kp/BalkanWeb)