E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Ekonomia në situatë kritike, në fillim të vitit defiçiti 40 mln Euro

edison-konomiTiranë- Deputeti i Partisë Socialiste Edison Konomi, në një deklaratë për shtyp e ka cilësuar modelin ekonomik të Sali Berishës si të dështuar.

Ai tha se edhe të dhënat zyrtare tregojnë se viti 2012 ishte viti më i keq për ekonominë shqiptare, për tu përkeqësuar edhe më shumë tre muajt e parë të vitit 2013.

Raporti për realizimin e treguesve fiskale të tremujorit të parë tregojnë se kjo qeveri ka dështuar në të kaluarën e sot po dështon edhe më keq me mbledhjen e të ardhurave, tha deputeti Konomi.

Sipas raportit deficiti në realizimin e të ardhurave është 40 milion Euro më pak se plani, ose 5% minus. Totali i të ardhurave të 3-mujorit të parë 2013 është më i ulët se treguesi i realizuar në 3-mujorin e parë të vitit 2011 dhe 3-mujori i parë i vitit 2012.

“Në krahasim me të ardhurat e realizuara për të njëjtën periudhë një vit më parë, ka një rënie të ndjeshme të: Tvsh-së në minus 9,7 %; Rënie të Akcizës 8,2 %; Taksa Doganore -14.1%; Të ardhurat e pushtetit vendor 21%; Të ardhurat nga tarifat 12,1 %”,-denoncoi ai.

Deputeti Konomi e ka cilësuar si të dështuar edhe planin e shpenzimve ku vetëm investimet kanë një mos realizim prej 3,604 miliardë lekë. Të dhënat që raportohen për tre-mujorin e parë të këtij viti tregojnë se defiçiti aktual është 45% më i lartë se ai i së njëjtës periudhë të vitit 2012.

Sipas Deputetit  Konomi raporti kishte 4 të vërteta të hidhura: borxhin e lartë, rënien e investimeve të huaja, ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe gjendja e papërmirësuar e papunësisë.

Edison Konomi tha se Shqipërisë dhe shqiptarëve u nevojitet një model i ri ekonomik, me më pak borxhe për brezat e ardhshëm, me qëndrueshmëri fiskale. Gjithashtu ai theksoi se qeveria e re e majtë do ti japë një frymëmarrje të re ekonomisë shqiptare, do të shëndoshë financat publike dhe do të lehtësojë buxhetet familjare.

Erina Laska/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›