E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet e dashura e Ilirit: Ja e vërteta e fotove nudo që u publikuan në media

anisaMe Ilirin njihemi që në fëmijëri, kemi qenë bashkë nga klasa e parë deri në të shtatën, kohë kur unë u largova për në Greqi. U rigjetëm pas disa vitesh me të gjithë shoqërinë e klasës, nëpërmjet facebook-ut. Asokohe kemi folur disa herë, por vetëm kaq. Në maj të vitit të kaluar, një publikim i imi në facebook u bë shkak që ne të flisnim përsëri, por këtë herë më shumë. Që nga kjo kohë, ne flisnim çdo ditë me orë të tëra dhe skishte dyshim që filluam ta pëlqenim njëri- tjetrin. Kështu vendosëm të takoheshim në verë në Shqipëri, ku dhe kaluam pushimet bashkë. Aty lindi dhe ajo ndjenja e fortë që kemi për njëri-tjetrin. Që atëherë, gati çdo muaj udhëtojmë mes tri shtetesh, Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë, për të qenë bashkë. Kjo është historia e njohjes dhe e lidhjes së Ilirit, konkurrent në Big Brother 6 dhe Anisës, e rrëfyer nga vetë ajo. Një njohje e hershme dhe një rigjetje, që shoqërohet me shumë pasion. Anisa është dashuria e madhe e Ilirit, pasi ai e përmend disa herë në ditë si femrën që e ka bërë të lumtur. Po Iliri, si është në sytë e Anisës? Loja që ai bën në Big Brother, a është ajo që Anisa priste? Për këto dhe të tjera lexoni intervistën:

Ju në mënyrë indirekte jeni bërë një personazh publik, pasi Iliri, i dashuri juaj, ju përmend shumë shpesh. Si e përjetoni gjithë këtë?

E prisja pak a shumë këtë reagim të Ilirit që do më përmendte vazhdimisht, megjithëse unë kam preferuar të mbaj një low profile, duke mos u shfaqur shumë. Por më pëlqen fakti që Iliri më përmend shpesh dhe e tregon hapur se sa më do dhe më mendon.

Nga ana tjetër, Iliri nuk ka ngurruar të rrëfejë edhe shumë intimitete të tjera nga jeta e tij private, kryesisht eksperienca me femra, para njohjes suaj. Të duken të tepërta për tu rrëfyer publikisht këto episode të së kaluarës dhe a mësove ndonjë gjë që nuk e dije?

Nuk më çudit ky fakt, duke njohur natyrën e tij të hapur dhe nuk ka asgjë që unë nuk isha në dijeni.

Gjithashtu, në disa profile të tij në internet, ai ka publikuar shumë foto me femra të ndryshme. A jeni frikësuar ndonjëherë se mos Iliri mund të ishte një natyrë don zhuani, që nuk rri dot në një lidhje të stabilizuar, apo jetëgjatësia e lidhjes suaj ju ka vërtetuar të kundërtën?

Siç e thashë më lart, nuk ka as edhe një surprizë për mua. Janë foto që kanë të bëjnë me të kaluarën e tij, me shoqërinë dhe nuk ndikojnë aspak në të tashmen ose të ardhmen e lidhjes sonë. Iliri, kur është në një lidhje, është shumë i qëndrueshëm dhe i fokusuar aty. Këtë ma ka vërtetuar gjatë gjithë kohës që jemi bashkë.

Stili i jetës së Ilrit gjithashtu është komentuar gjatë në media, si një njeri që i jepet jetës së qejfit, kanë dalë foto të tij duke pirë, duke u argëtuar, i veshur si femër, i paveshur fare. Si ju duket kjo pjesë, a mund të ketë pasur sipas jush një impakt negativ te njerëzit?

Për mendimin tim, ato foto janë marrë dhe janë keqinterpretuar nga mediat, duke u vënë tituj që skanë lidhje me të vërtetën. Ai është një njeri pa komplekse dhe, kur është me shoqërinë, bën humor në forma të ndryshme. Asgjë nuk është bërë nën ndikimin e alkoolit, siç e interpretojnë të tjerët. Iliri nuk është fans i alkoolit. Për ata që e njohin ose kanë arritur ta kuptojnë sadopak tipin e tij nëpërmjet lojës, nuk ka impakt negativ, përkundrazi, vetëm anën humoristike mund të marrin nga kjo.

Në Big Brother, Iliri ka shpalosur një tip të qetë dhe me shumë humor, mbase është personazhi më me shumë humor në gjithë historinë e Big Brother-it shqiptar. Është kaq i qetë dhe me kaq humor edhe në jetën e përditshme?

Po, është e vërtetë, ai është po ashtu edhe në jetën e përditshme, ka shumë humor dhe di ti përballojë me shumë pjekuri situatat.

Cila do ishte ajo gjë që do ta nxirrte nga kontrolli?

Nuk mendoj se dikush aty brenda do arrijë ta nxjerrë nga kontrolli me diçka. Ai e ruan gjithmonë kontrollin.

Nga ajo që ndiqni nëpërmjet ekranit, cilët mendoni se janë sot aleatët dhe kundërshtarët e betuar të Ilirit në Big Brother?

Për Elonën mund të them më me siguri se e mbështet Ilirin, kundërshtarët janë Anaidi, Joana dhe Xhimi ndoshta, kohët e fundit.

A e shihni atë si një pretendent për të fituar dhe kush mund ta rivalizojë seriozisht sipas jush?

Po, për mua Iliri është pretendenti kryesor për ta fituar Big Brother, ka të gjitha tiparet e një fituesi. Nuk mendoj se është dikush që mund ta rivalizojë seriozisht, por ka disa që ndiejnë shumë kompeticion nga Iliri.

Burimi: Panorama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›