Merkel Te pengohet me cdo kusht nje paaftesi e pakontrolluar pagese e Greqise

Kahle Zonja kancelare federale ne Bundestag ju thate se nese falimenton euroja- falimenton Evropa. Me lejoni tju pyes A do te falimentoje Evropa po te shpalle Greqia gjendjen e paaftesise per te paguar
Merkel Ne po punojme me te gjitha mjetet qe kjo te mos ndodhe. Ne duhet te pengojme gjithcka qe sjell procese kaotike ne fushen e euros. Prandaj Greqia duhet ti plotesoje kushtet qe i jane vene te cilat u diskutuan edhe nga e ashtuquajtura troika pra nga FMN BQE dhe Komisioni i BE se bashku. Ishte nje ngjarje shume e pakendshme qe troikes iu desh te largohej serish. Kete jave ajo do te udhetoje serish ne Greqi. Dhe ne baze te te gjitha atyre qe une degjoj sot nga Greqia eshte qe qeveria greke duket se i ka kuptuar mesazhet e kohes qe jane ne rend te dites.
Kahle Sa i madh eshte me te vertete rreziku i nje paaftesie te Greqise per te paguar Sa i madh eshte ky rrezik ne veshtrimin e qeverise gjermane
Merkel Qeveria gjermane e sheh punen te tille qe ne kemi besim te plote tek troika. Qe troika diskuton tani me Greqine nese jane bere perparimet e duhura. Ne kemi ende kohe edhe nese nuk kemi shume kohe derisa te vije koha e pagimit te kestit tjeter. Fakti qe troika kthehet tregon edhe se Greqia i ka vene ne rruge te mbare disa gjera te cilat jane te nevojshme.
Kahle Duhet te dallojme dy gjera nga njera-tjetra njera eshte paaftesia per te paguar e nje vendi anetar te euros. Tjetra eshte dalja nga bashkimi monetar ndonese nuk dihet si do te funksiononte kjo. fare mendoni ju a duhet mbajtur e bashkuar me cdo kusht eurozona
Merkel Une e kam bere shume te qarte pozicionin tim qe duhen bere te gjitha perpjekjet per ta mbajtur te bashkuar eurozonen. Sepse mund te kemi shume shpejt nje efekt domino. Edhe marreveshjet jane hartuar ne nje menyre te tille qe ata qe jane ne zonen e euros te japin nje kontribut per stabilitetin dhe qe ti bejne detyrat e tyre te shtepise. Une kam edhe shpresen qe kjo te arrihet. E dyta eshte ne nje bashkim monetar me 17 vende ne mund te kemi vetem atehere nje euro stabile nese pengojme procese te pakontrolluara. Prandaj kerkesa kryesore tek e cila duhet te orientohemi ne eshte qe te pengojme nje paaftesi pagese te pakontrolluar sepse kjo do te prekte jo vetem Greqine dhe rreziku qe te preke disa vende eshte shume i madh.
Autor Ingo Kahle/ad
Redaktoi av