E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet nderpresin kontaktet me EULEX-in

Serbët në veri të Mitrovicës thonë se kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me policinë e Bashkimit Evropian. Ata fajësojnë EULEX-in për mbështetjen e “autoriteteve shqiptare në rajonin e mbizotëruar nga serbët”.  Në një vendim të miratuar të martën, përfaqësuesit serbë paralajmërojnë se nuk do të bashkëpunojnë as me paqeruajtësit e KFOR-it dhe Agjencinë e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar.

Zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton, tha se ky veprim nuk do të ndikojë në punën e gjyqtarëve dhe të policisë së BE-së.  Vendimi megjithatë vlerësohet të jetë një pengesë në përpjekjet ndërkombëtare për të shtrirë kontrollin në gjithë territorin e vendit.

Albanian Screen

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›