E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia antidoping Fagu Te krijohet dhe ne Shqiperi

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Evropës që nuk ka një agjensi anti-doping për sportin. Sipas presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Agim Fagu krijimi i institucionit që do të kontrollojë përdorimin e substancave të ndaluara nga sportistët renditet në vendin e parë të listës së objektivave të KOKSH. Fagu shprehet se një tjetër synim jo më pak i rëndësishëm është krijimi i ligjit të ri të sportit që do të ndihmonte në rritjen e përfaqësimit të atletëve shqiptar në arenën ndërkombëtare.

"Duhe të ngremë autoritetin kombëtar antidoping, që është shumë i rëndësishëm. Është një nga detyrimet që kemi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga lëvizja olimpike botërore, sepse në Shqipëri nuk ekziston një autoritet i tillë. Kam përshtypjen se duhet të punojmë më tepër në një bashkëpunim ku KOKSH të ketë mundësi të ndërtojë institucionet e tij dhe bazën e tij sportive e cila do ti shërbejë të gjithë sportistëve shqiptarë për pjesëmarrje sa më të mirë në lojërat olimpike botërore", tha Agim Fagu, president i KOKSH.

Institucionet ndërkombëtare e kanë cilësuar dopingun si “sëmundjen” më të madhe të sportit botëror, ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat por edhe rastet ku sportisët shqiptarë kanë rezultuar pozitivë në përdorimin e substancave dopuese.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›