Siri bie qeveria. Largimi pas dy javesh protesta

Në Siri qeveria ka dorëzuar dorëheqjen pas dy javësh protesta. Në të njëjtën kohë autoritetet kanë mobiliuar në shesh dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit Bashar al Assad. Në atë që është pagëzuar si Dita e besnikërisë ndaj kombit turmat janë mobilizuar në Damask, Aleppo, Hama e Hasaka.
Presidenti ka pranuar dorëheqjen e qeverisë në pushtet që nga viti 2003, një ekzekutiv që në fakt nuk ushtronte pushtet, ndërsa zbatonte direktivat e presidentit Al Assad dhe aparatit të tij të sigurisë. Kryeministri Mohammad Naji Otari do të kujdesët për administratën deri në emërimin e një qeverie të re.
Në protestat që kanë pasur si epiqendër Deraa në jug ku sot kanë manifestuar 300 persona, kanë humbur jetën 130 persona sipas organizatave humanitare, por janë vetëm 30 sipas qeveritarëve. Në Latakia, qytet i lindjes i Al Assad, është dislokuar ushtria aty ku një javë më parë humbën jetën dhjetëra vetë.
Delina Bitraku